Në fjalën e tij Arvizu tha se, është i nevojshëm uniteti mes faktorëve politikë në mënyrë që të plotësohen të 12 rekomandimet e Komisionit Europian. Ndërsa lidhur me dokumentet e publikura nga Uikileaks, Arvizu nuk pranoi të komentojë. Sakaq nga ana e tij ministri i jashtëm Haxhinasto, deklaroi se klasa politike duhet të angazhohet për një pakt kombëtar për integrimin.