“Arrestimi i tij u bë sepse dje në orën 20.30, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësit e policisë të rendit”, thuhet në njoftimin përkatës të policisë lidhur me këtë ngjarje. Ndërkaq, ai u arrestua edhe para pak ditësh, por u lirua nga gjykata, nën akuzën e mbajtjes së një arme pa leje gjatë demonstratës së 21 Janarit. Ndaj tij këtë radhë, rëndon akuza e fyerjes dhe mosbindjes ndaj patrullës së policisë.