I ndaluari është Afrim Muçka, 23 vjeç, banues në kryeqytet, për të cilin mësohet se ishte ushtar në Repartin Ushtarak 4401. Kapja e tij u bë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Hotel Dajti, pas marrjes së informacioneve të marra për të, se merrej me shitje të bimëve narkotike të llojit kanabis. Pas një kontrolli personal të ushtruar iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 697 gram me gjithë ambalazh, kanabis sativa. Ndërkaq, materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Advertisement