Tiranë – Arrestohet bashkëpunëtori i Dajtit

I arrestuari është 21-vjeçari Elvis Karoli, ndaj të cilit informacionet operative kishin treguar se ai mbante lidhje të afërta me Dajtin. Arrestimi i tij u krye sepse dje pas shumë informacionesh të marra në rrugë operative dyshohet se i sipër cituari kishte lidhje shoqërore me të arrestuarin Dritan Dajti. Në banesën e tij, u ushtrua një kontroll nga policët, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si municione 7 copë fishekë, detonatorë eksplozivë luftarak 1 copë, aparatura të cilat dyshohen se shërbejnë për plasjen eksplozivi si dhe dy dylbi. U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Armëmbajtjes dhe municioneve pa leje luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal. Dyshohet se Karoli ka ndihmuar Dajtin në arratinë e tij 6 vjecare nga forcat e policisë. Dajti vrau dje 4 efektivë policië të Durrësit gjatë një operacioni policor për kapjen e tij. Rrethanat në të cilat u vranë 4 policët janë konsideruar të pazakonta për një operacion të specializuar policie, për këto arye për ngjajen që u mori jetën 4 policëve ka nisur hetimi. Dajti aktualisht ndodhet në spitalin e burgut në Qëndrën Spitalore Universitare të Tiranës ku po mjekohet për plagët e marra. Gjatë operacionit të djeshëm policor mbeti i vrarë edhe kunati i Dajtit.

Advertisement