Personi i arrestuar nga policia për vrasjen e 31-vjeçarit Paulin Marku është Doç Vladi 34 vjeç. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Vrasja ndodhi mbrëmjen e ditës së Martë, kur Marku ishte duke udhëtuar me një motor. Sipas dëshmitarëve dy persona e kanë qëlluar atë në ecje e sipër dhe janë larguar me një automjet tip “Benz”.