Tiranë – Arrestohen tre persona me 20 kg lëndë narkotike

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës të cilat bëjnë me dije se aksioni për kapjen e tyre u krye në kuadrin e operacionit të koduar “Start 2010”. Konkretisht, personat e arrestuar janë 19-vjeçari Andi Stojani, banues në fshatin Bilaj të Krujës; 20-vjeçari Spartak Cangu, banues në Verjon të Krujës dhe 33-vjeçari Edi Brata, edhe ky banues në këtë fshat. Ata u kapën në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tiranë e pikërisht në afërsi të fshatit Arameras. Gjatë ushtimit të një kontrolli në automjetin tip Honda me targa greke NHO 3778, pronë e Edi Bratës me të cilin udhëtonin këta tre persona u gjet sasia prej rreth 20 kilogramë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Brenda pak ditëve, ky është rasti i dytë i goditjes së aktivitetit të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve, pas atij të arrestimit të tre shpërndarësve të narkotikëve nga shërbimet e luftës kundër drogës në Durrës.

Advertisement