Seanca gjyqësore ndaj dy efektivëve të policisë u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e mediave. Dy efektivët, Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi mendohet se nuk kane ndërhyrë për të parandaluar vrasjen e shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, në Katund Sukth të rrethit të Durrësit. Dy efektivët e policisë, Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, u arrestuan pas një hetimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit dhe prokurorisë.