Tiranë | Arrest me burg për Prrenjasin

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ardian Prrenjasit, i akuzuar për rrëmbim dhe abuzim seksual me të mitur”. 45 vjeçari Prrenjasi u paraqit në Gjykatën e rrethit nën masa të rrepta sigurie, ku u njoh me akuzën e ngritur kundër tij nga prokuroria e Tiranës. Prrenjasi u arrestua tre ditë me parë në banesën e tij me qera në zonën e Laprakës, me akuzën e rrëmbimit dhe dhunimit seksual të një 10 vjeçari. Gjatë marrjes në pyetje në rajonin e policisë, i akuzuari si pedofil, Ardian Prrenjasi ka deklaruar autorësinë dhe në vrasjen e 11 vjeçarit J.C që rezultonte i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar. I arrestuari dyshohet për disa raste të abuzimit me fëmije, sipas prokurorisë së Tiranës, që ka hapur një hetim të gjerë kundër tij.

Advertisement