Në seancën e sotme i akuzuari Tahir Beleku mohoi se po hapte tunelin për grabitje, por kishte si qëllim vendosjen e një kasaforte në lokal. Tahir Beleku dhe Taulant Troplini do të qëndrojnë në pritje të seancës së radhës. Sipas policisë brenda ambienteve të lokalit ekspertët kanë sekuestruar materiale të shumta të përdorura për hapjen e tunelit, sikurse doreza për të mos lënë gjurmë, kamera me fibra optike, video regjistruese, radio komunikimi, pajisje oksigjeni për prerje metalesh dhe vegla të tjera pune sikurse bateri me energji elektrike dhe mjete gome për të mos krijuar zhurma.


