Tiranë – Ansip, Estonia e interesuar për të investuar

Deklarata e Ansip u bë sot në forumin ekonomik Shqipëri-Estoni, në të cilin merr pjesë dhe kryeministri Sali Berisha. Ai vlerësoi se “biznesmenët estonez janë të gatshëm i kapin mundësitë që u jep tregu shqiptar. Ne nuk duam ti lëshojmë këto mundësi, por jemi të interesuar të investojmë”. Ansip ka theksuar se Estonia mund të ofroj zgjidhje për të rritjen e biznesit dhe ekonomisë Shqiptare. Kryeministri Estonez është ndalur në fushat e teknologjisë dhe investimeve të tjera ku mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve. Nga ana tjetër ai ka vlerësuar dhe bazën ligjore që ka Shqipëria për investime, duke e vlerësuar atë me standardet bashkëkohore të vendeve të BE-së.

Advertisement