Tiranë | Ambasadori Arvizu: Shqipëria ende në udhëkryq

Friday, January 16, 2026

Duke folur në konferencën 20 vjet Shqipëri-SHBA, ambasadori Arvizu theksoi se Shqipëria sot ka nevojë për reforma të mëdha. “Është në duart tuaja, të shqiptarëve. I përket Shqipërisë ta përcaktojë të ardhmen dhe për këtë duhet të bëjmë zgjedhjet e drejta, në mënyrë që bashkërisht të shpiem përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Arvizu. Arvizu tha se mënyra më e mirë sesi mund ta nderojmë miqësinë tonë është të vazhdojmë përpara gjatë rrugës që shtruam në 1991-in. “Ajo rrugë udhëheq drejt një demokracie të gjallë dhe të patundshme, institucione të forta dhe të pavarura, një shtet ligjor i fortë dhe begati ekonomike. Ajo rrugë udhëheq drejt integrimit ku Shqipëria i bashkëngjitet vendit të saj të drejtë si anëtare e plotë e BE-së, për të punuar së bashku me SHBA-të dhe së bashku me vendet e tjera demokracidashëse dhe liridashëse, për të përkrahur parimet demokratike në mbarë rajonin dhe botën”, shtoi Ambasadori i SHBA-ve. Ai theksoi se mënyra më e mirë për të forcuar miqësinë mes dy vendeve është që Shqipëria të vazhdojë përpara duke ndërtuar një shtet ligjor të drejtë, begati ekonomike, të ecë përpara në rrugën e integrimit europian pasi sipas tij Shqipëria nuk është ende në vendin ku meriton.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -