Apeli i Uithers u bë gjatë promovimit në Tiranë të filmit ”Milk” i cili tregon historinë e personit të parë homoseksual në Kaliforni. Uithers vlerësoi dhe vendimin e qeverisë për ligjshërinë e martesave mes homsoseksualëve, ndërsa dënoi vrasjen e transvestitit në qendër të Tiranës. “Është koha të shmangim diskriminimin e orientimit seksual. Do të ketë shumë gjëra për të bërë. Vetëm pak ditë më parë një transeksual u vra në Shqipëri për shkak të homofobisë. Do doja të përgëzoja kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha i cili ka folur në mbështetje të ligjit antidiskriminim për të drejtat dhe liritë e homoseksualëve“ tha Uithers në fjalën e tij përshëndetëse. Në aktivitetin e zhvilluar në Akademinë e Arteve ishte e ftuar gjithashtu edhe Ilej Novell, gruaja e parë lezbike që është zgjedhur për herë të parë këtë legjislature si përfaqësuese në shtetin Masacusets. Filmi “Milk” tregon historinë e vërtetë të personit të parë homoseksual në Kaliforni i cili u zgjodh kryetar bashkie. Gjatë gjthë kohës ai punoi për të drejtat e homoseksualëve. Ky person është vlerësuar me medaljen e lirisë nga presidenti Obama. Në 11 tetor Amerika do të kujtojë 30 vjetorin e lëvizjes së homoseksualëve.