Tiranë | Ambasadorët e BE takohen me kreun e PS

selia-roze3

Takimi vjen vetëm pak ditë pasi Kolegji Zgjedhor pritet të japë vendimin përfundimtar lidhur me rezultatin për Bashkinë e Tiranës. Në takim do të marrin pjesë ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe dy Zv.ambasadorët e SHBA-së dhe OSBE-së si dhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe diplomatë të vendeve të tjera. Mendohet se në qendër të takimit do të jetë situata politike në vend pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit si dhe vendimi që pritet të merret nga Kolegji zgjedhor në lidhje me ankimimin e Partisë Socialiste.

Advertisement