Tiranë | Ambasada amerikane: protesta e nesërme mund të zgjasë disa ditë

Sunday, December 14, 2025

 Sipas selisë diplomatike, ka informacione që protesta mund të zgjasë për disa ditë. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të evitojnë vendet ku do të zhvillohet demonstrata dhe të jenë gjithnjë në kontakt me njoftimet që publikohen në media dhe në faqen e saj zyrtare. “Partia Socialiste ka lajmëruar mbajtjen e një demonstrimi të gjerë publik në qytetin e Tiranës, pasditen e 18 Shkurtit. Ambasada nuk ka asnjë informacion specifik për vendin ku ajo do të mbahet. Ka informacione që demonstrata e nesërme mund të zgjasë për disa ditë. Kujtojmë shtetasit amerikanë që edhe pse demonstrata synohet të jetë paqësore, mund të kthehet e dhunshme dhe e paparashikueshme. Duhet ta evitoni atë, sa më shumë të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -