Tiranë – Alibeaj: kontrata e 20%-shit është provë legale

Tuesday, December 16, 2025

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha në një konferencë për shtyp, se “Denoncimi në prokurori i investitorëve për 20%-in e kërkuar në këmbim të planit dhe lejes së ndërtimit është fatale për të”. “Publikimi i kontratës ku, Dritan Avllaj ose Tan Lepri merr 20% të aksioneve tek Liqeni, është provë legale e zyrtare”, theksoi Alibeaj, duke sqaruar se “këtë herë 20%-i i Leprit të Ramës” është plot 100 milion euro”. Zoti Alibeaj nënvizoi se “100 milion eurot në këmbim të planit e lejes së ndërtimit, është me emër e mbiemër, me firmë e me vulë të Edvin Kristaq Ramës”, andaj sipas tij, “Lagjia e Leprit sipas planit do jetë kësaj radhe, me kulla 35 katëshe”. “Lagjia e Leprit dhe 20%-i i barabartë me 100 milion euro është plani i fundit i Kapos së Bllokmenëve të rinj, që deklaron se s’ka para, s’ka shtëpi”, përfundoi deklaratën për shtyp, deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -