Tiranë – Aleksandër Meksi bashkohet me “Poli i Lirisë”

Në një konferencë për shtyp, në prani edhe të kreut të LZHK-së, Dashamir Shehur dhe të PDK-së, Nard Ndoka, Meksi vlerësoi se “sot demokracia është në udhëkryq, ndaj këto janë çaste vendimtare për demokracinë”. Zoti Meksi zotohet se do të punojë për një Shqipëri Evropiane dhe për reforma konkrete që do ta cojnë vëndin përpara. “Dua të rikrijoj ëndrrën e dhjetorit. Qëllimi ynë është të vendosim të drejtën dhe të mos veprojmë në bazë të klientelizmit dhe nepotizmit”, u shpreh Meksi. Ish-kryeministri tha se të gjithë anëtarët e “Polit të Lirisë” janë të angazhuar për të siguruar demokracinë e munguar në Shqipëri. Ish kryeministri Meksi pritet të jetë kandidati i parë në listën zgjedhore të “Polit të Lirisë”. Aleksandër Meksi ka qenë kryeministër i vendit në peridhën 1992-1997.

Advertisement