Tiranë – Aktivitete të ndryshme me rastin e 1 qershorit, dita ndërkombëtare e fëmijëve

Me rastin e festës së fëmijëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një ditë të mbushur me plot aktivitete kushtuar fëmijëve të kryeqytetit. Me partnerët dhe pjesmarrësit si cerdhet e kopshtet e kryeqytetit si dhe disa fondacione e shoqata, në orën 10:00, Bashkia cel projektin: Qyteti i Ngjyrave. Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, Sheshi para Skëndërbeut do të krijojë Telajon e ëndrrave. “Për fëmijët do të shtrohet një telajo gjigande mbi të cilën do të pikturojnë e do të shprehin lirshëm fantazinë e tyre, idetë e tyre dhe do të kënaqen duke përdorur të gjitha ngjyrat e vëna në dispozicion. Do të përfshihen fëmijë të të gjitha kategorive.” Po gjatë këtij orari tek lulishtja pas Skënderbeut do të realizohen animacione dhe performanca me fëmijët e çerdheve dhe kopshteve Ndërsa tek Sheshi para Muzeut Kombëtar do të zhvillohet nga ora 10:00 deri ne orën 12:00, koncerti i fëmijëve, të cilët do të organizojnë një koncert argëtues me këngë dhe kërcime të gëzueshme. Ndërkaq tek tendat e panairit, do të promovohen shërbimet dhe aktiviteti i organizatave që punojnë me fëmijët. Kurse Sheshi tek Galeria do të servirë Shtëpitë e Ëndrrave, ku ndodhen 2 shtëpi të mëdha prej bukë peshku. Por nuk do të mungojë as muzika me instrumenta. Pritet në këtë shesh edhe një performancë me violina , ku do të realizohet muzikë klasike dhe moderne Kurse Parku Rinia gjatë gjithë kësaj kohe do të jetë i mbushur me shfaqje me kllouna dhe lojra interaktive. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur në takim përfaqësues të Parlamentit Rinor si dhe nxënës të shkollës private “Motrat Qiriazi”. Bëhet e ditur se gjatë tij, të ftuarit i kanë shprehur kreut të shtetit shqetësimin që fëmijët po përdoren nga politika për fushatë elektoralel. Ndërsa, Topi ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë se partitë politike duhet të vihen në dijeni, në mënyrë që kjo dukuri të parandalohet. 1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në Shqipëri dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e ”Anijes së Dragoit ”. Kjo gjë koncidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmëndjen në drejtim të mirëqënies së tyre.

Advertisement