Korcë – Kodheli, gratë më të papuna se 4 vjet më parë

Thursday, September 10, 2026

Në fjalën e saj Kodheli tha se Shqipëria dhe vecanërisht gratë janë më të papuna se 4 vjet më parë, ndërsa ka kërkuar votën për Partinë Socialiste për të bërë të mundur ndryshimin. “Përqindja e papunësisë te gratë është shumë mbi mestaren mbi përqindjen e papunësisë në Shqipëri, e cila nga ana e vetë, është një përqindje shumë më e lartë krahasuar me atë në Europë. Sot, në kohën e internetit, analfabetizmi ndër femra është absolutisht më i lartë se ndër djem dhe rritet me hapa galopante. Sot, kur në Europë ka më shumë se kurdoherë gra që përfaqësojnë vendet e tyre, në pozicione shumë të rëndësishme, Shqipëria pëson një dhunë në rritje ndaj grave dhe një indiferentizëm të pashoq të strukturave shtetërore ndaj këtij fenomeni të trishtueshëm” theksoi Kodheli.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM