Duke filluar nga ora 18:00 për rreth 5 orë do të zhvillohet një koncert i madh, “Një vënd, një popull, një ëndërr”. Në fillim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pranë parkut Rinia është planifikuar të zhvillohet karaoke. Ndërsa një skenë tjetër do të jetë posacërisht për fëmijët pranë Galerisë së Arteve. Në këtë kuadër, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë kanë marrë masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve. Sot nga ora 09-12.00 do të ndalohet qarkullimi në sheshin “Skënderbej”, nga ora 09:00-13:00, në sheshin “Nënë Tereza” dhe 16:00-21:00 në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.