Tiranë – Aksident në autostradë, dy të vdekur

Viktimat janë Gentian dhe Edmond Kullai, përkatësisht 20 dhe 28 vjec, ndërsa drejtuesi i mjetit Besmir Kullai ka mbetur i plagosur. Viktimat udhëtonin në një makinë tip “Benz” me targa të huaja. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti tentoi të parakalonte një furgon, por doli nga rruga dhe ra në një kanal. Policia ka bërë të ditur se shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë.

Advertisement