Tiranë – Ahmetaj, qeveria po na con drejt recensionit

Në një deklaratë për mediat Ahmeti u shpreh se vendimet fundit të qeverisë po e çojnë vendin në recesion ekonomik. “Viti 2010 për Shqipërinë, fatkeqësisht, është një vit i vështirë ekonomik, dhe retorikat elektorale apo premtime boshe vetëm e përkeqësojnë situatën. Një tjetër tremujor me rritje ekonomike negative, si ai i fundit 2009, do të zhyste ekonominë shqiptare në recesion akoma më të thellë”, u shpreh Ahmeti. Ai ka theksuar se mazhoranca nuk duhet të abuzojë me shifrat e ekonomisë. “Kemi tanimë disa muaj që përpiqemi t’i tërheqim vëmendjen Kryeministrit më të papërgjegjshëm në rajon të dëgjojë këshillat e partnerëve ndërkombëtarë e të mos tentojë të manipulojë edhe të dhënat e ekonomisë siç bëri me votat”, tha ai. Sipas Ahmetit, prej shumë kohësh Shqipëria gjendet e zhytur në një krizë ekonomike. Ai është ndalur dhe në deklaratën e Bankës Botërore të cilën e ka quajtur një paraljmërim serioz. “Ditët e fundit qeveria ka marrë një tjetër paralajmërim shumë të rëndësishëm e tejet serioz nga Banka Botërore, e cila kërkon kujdes me ekonominë e sidomos me shifrat zyrtare”, tha Ahmeti.

Advertisement