Tirane – Agjensite boterore transmetojne skandalin e ish-ministrit Pango

Skandali i publikuar nga Fiks Fare lidhur me ish Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango është transmetuar edhe nga agjensitë më të njohura botërore. The Associated Press shkruan për këtë skandal se shkarkimi i Pangos ishte i menjëhershëm nga kryeministri dhe akti i tij ishte i papranueshëm. Herald Tribune shkruan “Shkarkohet Ministri i Kulturës për abuzime seksuale me detyrën”. Corriere della Sera shkruan “I mënjëhershëm shkarkimi i Ministrit të Kulturës Ylli Pango pas një video të transmetuar nga një televizion ku ai negocion me një vajzë në këmbim të një vend pune”. Ndërkohë, mediat e rajonit e kanë vlerësuar ndodhine si një “Skandal në qeverinë Berisha”.
Advertisement