Tiranë | 6 maji afati për kandidatët për deputetë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi, në hapje të mbledhjes së sotme, u bëri të qartë subjekteve politike limitin e afatit ligjor për prezantimin e listave shumë emërore. Kështu, referuar Kodit Zgjedhor, afati i fundit për subjektet politike për regjistrimin e listave përkatëse me kandidatët për deputetë, është data 6 maj, ora 24.00. Megjithëse kjo pikë është parashikuar qartë në Kodin Zgjedhor, ky sqarim u pa i arsyeshëm nga drejtuesja e KQZ-së, pas keqkuptimit që lindi, kryesisht mediatikisht, për afatin e regjistrimit të koalicioneve pranë institucionit të administrimit zgjedhor, pak ditë më parë.

Advertisement