Tiranë | 27% e automjeteve pa TPL

Sigurimi i detyrueshëm i makinave nuk është në parametrat e duhur. Këtë e ka shprehur drejtorja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. Sipas Shehit 27 % e automjeteve nuk presin as TPL. Ndërsa lidhur me tregun e letrave me vlerë, Shehi tha se nuk është shumë i zhvilluar, duke shtuar se “nuk lidhet me fondet e sigurimit si në BE”. Drejtorja e AMF tha se institucioni që ajo drejton ka ushtruar kontrolle në tregun e sigurimeve për shtimin produkteve të sigurimit në sektorin bujqësor. Sipas saj, frenimi i kreditimit ka kufizuar edhe tregun e sigurimeve. Për Shehin, qëllimi i AMF-së, është mbrojtja e konsumatorit dhe ruajtja e konkurencës. “Konkurenca në tregun e sigurimeve ka qënë e ashpër dhe kompanitë nuk i kanë kushtuar vëmendje pagesës së dëmëve”, tha Shehi, ndërsa theksoi faktin se institucioni që ajo drejton nuk mund të ndërhyjë në politikën e tarifimit.

Advertisement