Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor. Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë në Tiranë. Në vendimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave thuhet se “në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës do të transmetojë muzikë funebre. Ngarkohet Ministria e Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave”.
Tiranë | 22 Maji shpallet ditë zie
Friday, December 19, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


