Tiranë | 101 vjetori i Policisë së Shtetit, luftë ndaj paligjshmërive

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, theksoi sot se “Policia e Shtetit do të luftojë pa asnjë kompromis çdo formë paligjshmërie, krimin e organizuar dhe korrupsionin”. Gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 101 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë në Tiranë, ministri Tahiri tha se “sot është pa asnjë dyshim një ditë e shënuar për Policinë e Shtetit dhe të gjithë ne, sepse festohet 101 vjetori i krijimit të saj. Arritjet e derisotshme të Policisë së Shtetit janë të mëdha në reformimin luftën e saj kundër palgjishmërisë. Sfidat që vijnë përpara janë shumë më shumë se gjithçka kemi arritur deri më sot”. “Ne nuk mund të mos falëndrojmë sot të gjithë ata që në të gjitha hapat e zhvillimit të saj në këto 101 vite të Policisë së Shtetit . Falënderoj të gjithë ata që nuk janë kursyer me ndihmën, kontributin dhe asistencën e tyre për ta bërë Policinë e Shtetit agjencinë që kërkojnë qytetarët në përmbushje të kërkesave të ligjit dhe gjithashtu në luftën kundër çdo forme paligjshmërie në vend”, nënvizoi Tahiri. Duke i cilësuar si të padrejta debatet e ditëve të fundit për rritjen e kriminalitetit në vend, ministri Tahiri theksoi se “këto ditë ka një debat të madh shepshherë padrejtësisht lidhur me punën e përditshme që bën Policia e Shtetit. Dua të siguroj çdo punonjës policie se beteja jonë përballë paligjshmërisë , krimit të organizuar dhe korrupsionit pa asnjë dyshim, ka sfida dhe vështirësi të shumta. Madje duhet të inkurajojmë çdo punonjës policie të bëjë detyrën në përmbushje të ligjit dhe në respekt të drejave dhe lirive themelore të njëriut duke i siguruar se janë qytetarët ata që realisht siç po e verifikojnë dhe do të verifikojnë dita ditës rikthimin e Policisë së Shtetit në krye të detyrës , luftën kundër krimit të organizuar dhe respektimin e te drejtave dhe lirive themelorë të njeriut”. Ministri Tahiri tha se “padyshim në këto muaj të parë i kemi dhënë të gjithëve një mundësi të kujtojnë dy gjëra; nga njëra anë kriminaliteti është masiv dhe tendenca e paligjshmërisë është masive në vendin tonë , kështu e gjtëm por nga ana tjetër sfida e policisë së Shtëtit për tu përballur me kriminalitetin fillon nga vetvetja nga nevoja për tu reformuar dhe nga nevoja për tu bërë më e fortë për tu përballur me krimin”. “Dua t’u siguroj për një gjë, është në vullnetin tonë të zbatojmë e të përmbushim misionin e Policisë së Shtetit duke zbatuar ligjin duke luftuar pas asnjë kompromis çdo formë paligjshmëre, krimin e organizuar dhe korrupsionin duke mos njohur asnjë lloj imunitari ose të paprekshme dhe duke i garantuar barazi para ligjit qyetarëve shqiptarë, duke përjashtuar në maksimun shkleljen e të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Tahiri. Ministri Tahiri u shpreh se “jam shumë i bindur se duke reformuar veteveten do të jemi në gjendje që ndërmjet të dyjave të gjejmë rrugën edrejtë, kemi ende rrugë për të bërë, polica ka ende rrugë për të bërë për reformimin e saj dhe për t’i garantuar qyetetarëve të saj shërbim të denjë në zbatim të ligjit”.Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, duke shprehur nderimin për ish-kolegët e rënë në krye të detyrës tha se “ata kanë bërë sakrificën më sublime duke dhënë jetën e tyre në përmbushje të detyrës së vështirë dhe të rrezikshme të punonjësit të policisë”. “Policia shqiptare ka pësuar ndryshime të mëdha në formë e përmbajtje, objektiva e strategji , por rritja dhe zhvillimi i saj si një shërbim policor demokratik u mundësuan vetëm pas ndryshimit të proceve demokratike në Shqipëri”, tha Didi. Drejtori i Policisë së Shtetit shprehu bindjen se në të ardhmen policia do të zhvillojë beteja të tjera, sepse lufta kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon. “Ne jemi të vendosur për tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit. Viti 2014 do të ketë kthesa të mëdha pasi në 29 nëntor do të festojmë 70-vjetorin e Çlirimit të vendit”, theksoi Didi.

Advertisement