Kuvendi votoi dje pa asnjë hezitim për shkarkimin e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango duke i dhënë 100 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, dekretit të Presidentit të Republikës për largimin e tij nga posti qeverisës. Por në momentin e dekretit për emërimin e ministrit të ri të Kulturës, Ardian Turku, u dhane vetëm 72 vota pro kundrejt 26 kundër. Turku ka drejtuar Bashkinë e Elbasanit në periudhën 2003-2007 dhe më pas ka ushtruar detyrën e pedagogut në universitet. Emërimi i tij në postin ministror erdhi pas vendimit të kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin nga kjo detyrë të Ylli Pangos.