Tiranë | 100 vjetori i pavarësisë, viti i të vërtetave historike

KM Berisha

Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi komb, i cili ka pësuar falsifikime të mëdha në historinë e tij. “Nderi më i madh që ne mund t`i bëjmë 100-vjetorit të pavarësisë është shndërrimi i tij në të vërtetat historike të Shqipërisë në këto 00 vite. Kjo është e domosdoshme sepse në 100 vjet asnjë komb dhe asnjë vend tjetër, nuk kishte një deformim dhe një falsifikim të historisë siç patën dhe përjetuan shqiptarët. Asnjë vend nuk përjetoi një mohim të momentit kulmor në historinë e tij. Diktatura, pushtimet bënë që ata të mos njohin të vërtetat historike të kombit dhe vendit të tyre. Është bërë një punë e madhe në këtë aspekt por prap, janë akte madhore, momente dhe procese që presin nga studiuesit tanë por edhe nga institucionet zyrtare të marrin vlerësimin e tyre real”, tha Berisha. Kryeministri Berisha është ndalur në një moment historik për të cilin duhet të zbardhet e vërteta dhe kjo është lufta anti-fashiste. “Një rëndësi fondamentale për të cilën duhet të zbardhet e vërteta është rezistenca e armatosur. Nuk ka lëkundje në cilësimin e saj pasi ajo përbën një nga faqet më të ndritura. Çdo njeri që vendos në mëdyshje rëndësinë jetike të luftës dhe rezistencës të shqiptarëve bën një gabim fatal. E vërteta është se Shqipëria u rreshtua në anën e koalicionit anti-fashist, në anën e drejtë të historisë dhe bënë që çdo përpjekje për coptimin e saj të hidhej poshtë”, shtoi Berisha. Sipas Kryeministri, dy aspekte kishte lufta nacional çlirimtare. Aspektin vëllavrasës, i cili nuk ishte dominuese, por real dhe karakteristik për të gjithë luftrat nacional-çlirimtare në të gjithë vendet gjatë luftës së dytë Botërore dhe së dyti aspekti që lufta e shqiptarëve u mbështet fuqishëm nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministri theksoi se nuk duhen diskutuar vlerat e pamohueshme të luftës në Shqipëri, por duhet pranar që pati aspekt vëllvrasës, ku dënoheshin ata që nuk kishin ideologjinë komuniste por luftonin për liri me flamurin kombëtar. “Duke njohur këtë aspekt ne e bëjmë më të drejtë shoqërinë dhe kjo është e domosdoshme”, tha Berisha. Ndërkohë Kryeministri shtoi se, “lufta si çdo luftë, kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët, por armë shqiptarët s’kishin për t’u përballur. Kërkon financë, shqiptarët financa nuk kishin. Kërkon organizim, por këtu nuk kishte ndonjë organizm ushtarak për vetë situatën e krijuar. Shqitarët kanë bërë luftën para së gjithash dhe mbi të gjitha të mbështetur nga taksa paguesit britanikë. Brigadat dhe njësitë e para, u organizuan direkt nga misionarë britanikë”. “Ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e Shqipërisë. Mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste”, tha Berisha. Ndërkohë Kryeministri kërkoi më tepër nderim edhe për disa figura fetare që kanë luajtur rol kyç gjatë historisë së vendit. “Edhe personalitetet fetare kanë pasur shumë kontribute përgjatë gjithë historisë së Shqipërisë. Luigj Bumçi, Dom Nikoll Kaçorri, janë vetëm disa prej figurave, që duhet të nderohen më tepër. Veçanërisht duhet të merremi me ata që ishin të harruar dhe të ndaluar”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Advertisement