Këngëtari dhe aktori i famshëm Justin Timberlake ka prezantuar për herë të parë djalin e tij Silas.
34-vjeçari ishte i ftuar në programin “The Tonight Show” ku rrëfeu se ardhja në jetë e djalit të tij, ishte gjëja më e mrekullueshme që i kishte ndodhur në jetë.
Më pas, Timberlake zgjodhi Twitter -in për të ndarë disa foto të realizuara në programin e drejtuar nga Jimmy Kimmel.
Ai ndau gjithashtu foto të vogëlushit 5 muajsh Silas në krahët e tij dhe bashkëshortes Jessica Biel.