Tiger Woods, një derr i fëlliqur!

E ftuara e mbrëmjes ishte modelja amerikane 31 vjeçare Cori Rist, por që njihet më së shumti si një prej të dashurave të Tiger Woods. Vajza bjonde tregoi se historia me Tiger nuk ishte aventurë prej një natë, por një lidhje prej 6 muajsh dhe kampioni e quante të dashurën e preferuar. “Nuk mendoj se Tiger është i sëmurë apo biseksual. Mendoj që është një derr i fëlliqur”, ‐ ka deklaruar Cori. Megjithatë pas këtyre fjalëve të ashpra ajo ka thënë dhe disa gjëra pozitive për Tiger: ”Ishte xhentil, nuk ishte i dhunshëm, nuk më rrihte. Besoj se ky skandal do t’a ketë bërë më njerëzor dhe do ketë përmirësuar raportet e tij me njerëzit dhe shpresoj që të ketë mësuar diçka”. Lidhja 6 mujore lindi në tavolinën e një restoranti e mori fund nga vetë modelja. Lojtari i pasur i golfit dhe Cori mbetën miq deri në momentin që plasi skandali sexual. “Nuk rrëfeva gjithçka për para dhe në këtë pikë ndryshoj nga të tjerat, pasi kam një djalë. Ndjeva nevojën të mbrohesha, ndërkohë që shumë të tjera kanë dashur të përfitojnë nga kjo situatë”,‐ ka thënë Rist e cila ka përfituar nga rasti t’i vlerësojë me notën 9 aftësitë seksuale të kampionit.

Advertisement