Thyen rekord, kitara e John Lennon me shifër marramendëse në ankand…

Një kitarë e përdorur nga këngëtari anglez John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i “Beatles” i shitur ndonjëherë në ankand. Kitara akustike me 12 tela Framus Hootenanny u gjet në një papafingo pasi supozohej e humbur për më shumë se 50 vite.

Ajo u shit për 2.9 milion dollarë nëpërmjet një oferte telefonike në kafenenë Hard Rock në New York. Lennon luajti këngën ‘You’ve Got To Hide Your Love Away’ në kitarë në filmin e vitit 1965 Help!.

Advertisement

Kitara u përdor gjithashtu në regjistrimet e albumit me të njëjtin emër. Kitara u shit nga shtëpia e ankandeve të memorialeve “rock ‘n’ roll”, Julien’s Auctions, e cila ka thyer rekorde botërore me shitjen e relikeve të Beatles.

Shitjet e mëparshme përfshijnë një tjetër kitarë akustike të Lennon, e cila u shit për 2.4 milion dollarë dhe pajisjen e baterive Ludwig të Ringo Starr, e cila u shit për 2.2 milion dollarë. David Goodman, shefi ekzekutiv i Julien’s Auctions, tha se Framus ishte kitara më e rëndësishme e Beatles që doli ndonjëherë në treg.