Lajmi është konfirmuar pak ditë më parë nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, duke paralajmëruar se për këtë, do të zhvillohet një ceremoni përurimi e veçantë, nën drejtimin e krerëve të këtij institucioni. Thuhet gjithashtu se ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, do të jetë sot në ceremoninë e hapjes së tunelit, i cili do të jetë në funksion të plotë nga ora 10 e paradites. Sipas të dhënave, mësohet se kanë përfunduar te gjitha punimet dhe nuk ka më rrezik shembjeje në galerinë e brendshme të tij e se rruga është gati për t’u vënë në funksion të transportit të automjeteve.