The Weeknd rikrijon këngën ikonike!

Gjasat që ju të mos e keni dëgjuar të paktën një herë në jetë këtë këngë janë shumë të ulëta.

Mario Winans publikoi “I don’t wanna know” në 2016-ën dhe njerëzit e adhuruan.

Advertisement

Nëse shohim “top comments” në YouTube, komenti i parë është një mesazh për brezat e ardhshëm. Një përdorues shkruan:

“Një thirrje për brezat e ardhshëm: Mos e lini këtë këngë të vdesë!”

Nuk e dimë nëse The Weeknd e ka parë këtë koment apo jo, por kjo është pikërisht ajo që ka bërë këngëtari, në bashkëpunim me producentin Metro Boomin dhe reperin 21 Savage.

Kënga e re quhet “Creepin” dhe një pjesë e saj është refreni i “I don’t wanna know”.

Tani po ju lëmë ta dëgjoni, sepse e di që do ju fiksojë po aq shumë sa ne!