The Weeknd ka surprizuar sërish publikun me pamjen e tij, kësaj radhe në videoklipin e ri të publikuar dje, “Save your tears”.
Artisti kanadez shfaqet në video me proteza në fytyrë, të cilat e bëjnë të duket sikur i është nënshtruar një operacioni plastik radikal, duke përfshirë “fillers” rreth faqeve dhe buzëve të tij. Klipi nis me këngëtarin, duke performuar në skenë, teksa ndiqet nga një turmë të maskuar.
![](https://news-31.com/wp-content/uploads/2021/01/A34CB59C-A199-4244-84E7-7A8C0B07AF35.jpeg)
Ndërkohë, sipas fansave të The Weeknd, video-ja është e mbushur me detaje, ku ai ironizon “Grammy 2021”, organizatorët e së cilës nuk e nominuan në asnjë çmim këtë vit, edhe pse artisti ka pasur projekte shumë të suksesshme.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari merr vëmendjen e të gjithëve me look-un e tij. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMAs, në videoklipin e “Blinding Lights” dhe në daljet e fundit publike, ai është shfaqur me shenja në fytyrë, kudukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.