The next Bond Girl

Naomie Harris i ka të gjitha kredencialet e mundshme për të marrë rolin e Bond Girl. Sipas tabloidit britanik “News of the World”, aktorja me ngjyrë është mundësia më e mirë për të mbështetur agjentin 007 në shërbim të Madhërisë së saj. Ky i fundit do të interpretohet për të tretën herë nga Daniel Craig në kapitullin e 23-të të Bond që do të dalë më 26 tetor 2012 dhe do të drejtohet nga Sam Mendes. Që nga mosha nëntë vjeçare Naomie u shfaq në televizion me serinë televizive “The Tomorrow People”. Aktorja u bë e famshme në vitin 2002 sajë performancës në “28 Days Later”, film i Danny Boyle. Pastaj ka luajtur në dy nga katër filmat e "Piratët e Karaibeve", si priftëresha e VooDoo dhe në “Miami Vice” nga Michael Mann. Harris është ende duke negociuar me prodhuesit. Një zëdhënës konfirmoi se Naomie është takuar me krijuesit e filmit dhe ende nuk e ka nënshkruar kontratën.

Advertisement