Teyana Taylor i thotë lamtumirë muzikës

Teyana Taylor do të sjellë turneun e saj lamtumirës në muajin nëntor.

Këngëtarja amerikane ka paralajmëruar tërheqjen nga muzika, derisa po përgatitet edhe për një turne të fundit të quajtur “The Last Rose Petal Farewell Tour”. Sipas Complex, Teyana Taylor do të jete në 12 qytete të mëdha në nëntor, dhe biletat për turneun lamtumirës do të dalin në shitje këtë të premte në orën 10 të mëngjesit. “Sa me fat jam që kam diçka që e bën kaq të vështirë lamtumirën… Megjithatë, për çdo lamtumirë Zoti të afron me një derë tjetër”, shkroi Teyana Taylor në njoftimin e bërë në Instagram.

Advertisement