Terroristi që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swift me origjinë shqiptare!

Shfaqjet Eras Tour të Taylor Swift në Vjenë, Austri, janë anuluar pasi zyrtarët qeveritarë konfirmuan një komplot të dyshuar terrorist të lidhur me ISIS për të sulmuar ngjarje të mëdha, thanë organizatorët të mërkurën.

Me konfirmimin nga zyrtarët e qeverisë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tre shfaqjet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve,” tha Barracuda Music, organizatori i koncerteve, në një postim në internet .

Advertisement

Njoftimi erdhi menjëherë pasi dy ekstremistë të dyshuar u arrestuan në Austri të mërkurën, njëri prej të cilëve duket se po planifikonte një sulm në një ngjarje të madhe në zonën e Vjenës, siç janë koncertet e Swift gjatë fundjavës, thanë autoritetet.

Xhihadisti 19-vjeçar i cili u arrestua të mërkurën në Austri me akuzën e përgatitjes së një sulmi terrorist në një nga tre koncertet që Taylor Swift do të luante sot, nesër dhe të shtunën në vend është nga Maqedonia e Veriut.

Sipas faqes së internetit Puls24, familja e 19-vjeçarit ishte shpërngulur nga Vjena në qytetin e Ternitz, ku u bë arrestimi. Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, por janë me origjinën nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri. Kujtojmë se xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur . Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.

Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë . Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake, të cilat, sipas Bild, u informuan për goditjen e planifikuar nga një shërbim sekret i huaj, arrestuan dy 17-vjeçarë si të dyshuar për të njëjtin goditje të planifikuar.