23 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur në bruksel pas një serie sulmesh terroriste në aeroport dhe në një stacion metroje pranë zyrave të Bashkimit Europian.
Dëshmitarët tregojnë se ka patur dy shpërthime në aeroportin e Brukselit në orën 8 të mëngjesit, në atë që dyshohet si sulm vetëvrasës.
Rreth 90 minuta më pas, 10 persona humbën jetën në një shpërthim në stacionin e metrosë vetëm 400 metra nga zyrat e BE-së në qëndër të qytetit.
Shpërthimet ndodhën ditë pasi Ministri i Brendshëm belg paralajmëroi për sulme hakmarrëse si pasojë e arrestimit të terroristit përgjegjës për sulmet e Nëntorit në Paris, Salah Abdeslam.
Dëshmitarët kanë thënë se në aeroport para shpërthimit janë dëgjuar thirrje në arabisht.

Advertisement