Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë. Bëhet fjalë për dy prindër dhe djalin e tyre.
Trupat e tyre janë nxjerrë sot nga forcat e kërkim shpëtimit në qytetin e Kahramanmarash. Deri më tani, emrat e tyre ende nuk dihen.
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) e ka kaluar shifrën e 10 mijë të vdekurve. Prej më shumë dy ditësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët.
Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.