Tërmeti i fuqishëm/ Agjencia e SHBA: Mund të jenë me mijëra viktima…

Të paktën 20 persona kanë vdekur pas shembjes së një xhamie në Mianmar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin e Azisë Juglindore të premten, ndërsa 3 persona raportohen të vdekur në Bangkok.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënoja ku një numër i panjohur njerëzish mendohet të jenë të bllokuar.

Advertisement

Junta ushtarake që sundon Mianmarin që nga një grusht shteti në vitin 2021 ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e Sagaing, Mandalay, Magëay, Bago, Easter Shan dhe Naypyidaë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ajo ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Zyrtarët do të hetojnë dëmet dhe do të fillojnë bashkërendimin e shpëtimit në zonat e prekura.

Ndërkohë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ka lëshuar një alarm të kuq për viktima dhe dëme pas tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar.

Faqja e saj flet për “një numër i madh viktimash dhe dëme të mëdha”.

Agjencia thotë se “ka të ngjarë të regjistrohen mijëra vdekje”.