Terapia e zërit

Origjinat e Psikofonise: Marie Louise Aucher, muzikante dhe këngëtare, zbuloi lidhjen midis tingujve dhe trupit të njeriut në vitin 1960. Ajo caktoi një shkallë tingujsh dhe i lidhi me pikat e energjisë sipas mjekësisë tradicionale kineze.  Psikofonia përpunon zërin nëpërmjet ushtrimeve të këndimit. Gjatë punës me zërin kërkohet një vlerësim i vetes, gjë që ndihmon në një kontroll më të mirë të efekteve që prodhohen në trup. Marie Jo Cardinale, themeluesja e “Psychophony College” pretendon se kjo terapi ndihmon në gjetjen e rrugës së jetës. 

Si funksionon? 

Advertisement

Sipas të gjitha qasjeve trupi është kapës i tingujve.  SIgurisht që asnjë tingull nuk shëron nga dhimbjet, por energjia që çlirohet gjatë ushtrimeve të këndimit ndihmon në zvogëlimin e tyre. Psikofonia gjithashtu përfshin edhe relaksin dhe të gjitha shqisat për të maximizuar përfitimet nga këndimi, duke çuar kështu në një kuptim më të mirë të   trupit.  Ushtrimet e këndimit janë një mënyrë shumë e  mirë për të shprehur ndjenjat dhe emocionet e rrjedhimisht për të kuptuar më mirë veten.

Por cilët e përdorin këtë disiplinë?

Psikofonia nuk është një disiplinë vetëm për muzikantët apo njërëzit me vokal të mirë: është për të gjithë. Me siguri keni dëgjuar për efektet pozitive të të kënduarit gjatë shtatzanisë. Kjo metodë është shumë e përdorur nga psikofonia dhe ka pasur shumë sukses tëk gratë shtatzëna. Gjithashtu ka pasur rezultate shumë të mira tek njerëzit me aftësi të kufizuara dhe tek femijët autistë. Për njërëzit që e kanë të vështirë të flasin  psikofonia mund të jetë një fillim shumë i mirë. Do të ishte perfekt kombinimi i seancave të bisedave me seancat e   psikofonisë.