Tepelenë – Arrestohet kryebashkiaku për kontrabandë lëndësh narkotike

Arrestimi i biznesmenit të njohur të miellit i cili dispononte në qytetin e tij disa magazina me shumicë, u bë falë një investigimi dy mujor të agjentëve të sektorit kundër krimit të organizuar në policinë e qarkut të Gjirokastrës. Kryebashkiaku po tentonte të kalonte sasinë e madhe të drogës në shtetin grek, ndërsa kamioni që ai drejtonte tip MAN me targa TP 27 98 dhe trajleri i tij me targa 28 08 iu nënshtruan një kontrolli blic të policisë së qarkut. Brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si mariuanë, ku secila pako peshonte nga një kilogramë deri në një kilogramë e gjysëm . Operacioni i quajtur “Pritja” është finalizuar rreth orës 14,30 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavije. Biznesmeni kishte ngarkuar në trajler dhe një kondenier bosh me qëllim maskimin e lëndës narkotike dhe lëvizte nga Tepelena për në Athinë, duke përfituar edhe nga fluksi i madh i emigrantëve . Lënda narkotike, kamioni, shtetasi i lartpërmendur dhe materialet në ngarkim të tij , u transportuan për në Tiranë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.

Advertisement