Situata në Kuvend është tensionuar pas përplasjes verbale të deputetit Erjon Braçe dhe Sali Berishës. Kreu i Kuvendit Ilir Meta u detyrua të ndërpriste seancën, teksa në nisje të saj pas pushimit, demokratët kërkuan mbledhjen e Byrosë Parlamentare që të marrë masa për Erjon Braçen.
Z. Meta tha se Byroja do të mblidhet pas përfundimit të Parlamentit, ndërsa deputetët demokratë kanë këmbëngulur që Byroja të mblidhet urgjent, ndërkohë që Erjon Braçe priste në foltore të përfundonte fjalën e tij.
Situata u agravua pas fjalës së të dy deputetëve Sali Berisha dhe Erjon Braçe, ku u përdor dhe gjuhë fyese.
Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish pasaardhësin e tij për lidhje me krimin, arsyeja e bllokimit të reformës në drejtësi nga Edi Rama, tha ai.
Ai akuzoi maxhorancën se po vendos standardet e fundosjes. “E vetmja shpresë që burri me të cilin do të pleqërojë Edi Rama. Ke dëgjuar ndonjë burrë të thotë se do pleqërojë me një burrë? Muhabet është ky? Ore të pleqëerojë me çtë dojë, po shkon e mbyll portalet pastaj se i thonë burrë paske gjet. I duhet të ndajë pronat në brigje, që po i rrjepin edhe kushërinjve, të cilët i kanë fituar me gjykatë”, vijon Berisha.
Ai akuzoi për vjedhje fondesh në ndërtimin e një rrugë 930 metra të fshatit të Linit.