Telefonat “e zgjuar” bëhen “spiunë”

Saturday, December 6, 2025

Këtyre telefonave mund t’u vidhen të dhënat duke përdorur malware (malicious software) për aq kohë sa bëhen po aq të avancuar sa kompjuterat. Malware-t programohen që të infiltrohen në sistemin e kompjuterave pa lejen dhe dijeninë e përdoruesit. Software-i i njohur si ROOTKIT i lejon hakersat që të ndezin GPS, shkarkojnë baterinë apo të dërgojnë informacione konfidenciale që gjenden në telefona. Por si është ë mundur kjo?

ROOTKITS mund të instalohen nëpërmjet e-maileve psh, attachment e të cilëve përdorusit hapin. “Smartphonët po bëhen gjithnjë e më tepër si kompjuterat. Funksionojnë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtat sisteme operative ndaj janë po aq të rrezikuar për t’u sulmuar nga hackersat”,- ka thënë Vinod Ganapathy nga RUTGER UNIVERSITY në New Jersey. “Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të ngrejmë shqetësimin. Po u tregojmë njerëzve se me njohuri të avancuara kompjuterike mund të krijohet një malware rootkit për smartphonët. Hapi i radhës është puna për t’u mbrotjur nga to”,- ka ka thënë Liviu Iftode. Mgjth pamvarësisht ekzistencës së rrezikut, është shumë e vështirë që të instalohen malware rootkit nëpër telefonat smart të cilët kanë rregulla strikte përsa i përket instalimit të pa autorizuar. “Kërcënimi i smartphonëve nga malware është rriur, por gjithsesi mbetet një pikë uji në një stuhi, krahasuar me sulmet e rregulla që u bëhen sistemeve të kompjuterave Windows”,- ka thënë Graham Cluley i kompanisë së sigurisë SOPHOS.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -