‘Telecinco’ zbulon shumën marramendëse që Georgina merr çdo muaj nga Ronaldo për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve

Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, momentalisht janë çifti më i ndjekur në Instagram: me 203 milionë ndjekës dhe 16.5 milionë.

Tabloidet e huaja kanë raportuar prej vitesh për lidhjen e tyre, njohjen e për shumë të pathëna për dyshen e popullarizuar.

Advertisement

Edhe pse aktualisht janë çift i pamartuar, ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur, Alana Martina.

Duke qenë një nënë e kujdesshme për vajzën dhe fëmijët e tjerë të Ronaldos, Georgina ‘paguhet’ për këtë punë.

Së fundmi, televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se sa është shuma që Georgina merr nga Cristiano çdo muaj për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët e tyre.

Sipas raportimeve të tyre, shuma që ajo merr nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 në 100,000 euro.

Ndërkaq, ylli botëror dhe modelja u takuan katër vite më parë, kur 22-vjeçarja ishte thjesht punonjëse në një dyqan.

Çifti u pa bashkë për herë të parë në nëntor të 2016-ës, teksa shëtisnin në Disneyland të Paris-it.

Rodriguez zyrtarisht është nënë e katër fëmijëve, përfshirë këtu edhe djalin 8-vjeçar të Ronaldos.

/Zhurnal/