Tea sqaron njëherë nëse ka pasur një pëlqim për Luizin në ‘BBV’: Kuptoheshim shumë mirë!

Tea Trifoni ishte një ndër banorët e “BBVIP” e cila u përfol goxha për raportin e saj të ‘acaruar’ me Luzinin brenda shtëpisë.

Gjatë lojë ish-banorja ka pasur disa përplasje me këngëtarin dhe një ndër më të komentuarat ishte kur gjatë ndarjes së buxhetit Tea pyeti Kiarën nëse e dëshironte dhuratën që Luizi kishte menduar t’i bënte për ditëlindje.

Advertisement

“Ajo ishte periudha kur Kiara me Luizin kanë qenë shumë të distancuar, ishin ditët kur Kiara i tha “Unë të kam vënë vizën!” dhe nuk fliste fare më me të kështu që më duket gjëja më normale që ta bësh atë pyetje. Marrëdhënia që ajo kishte me Luizin në atë kohë ishte shumë e ftohtë. Për të qenë korrekte unë e pyeta”– tha ajo.

Një temë që u diskutua goxha si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBV” ishte pëlqimi që Tea dukej se kishte për Luizin:

“Në cfarë momenti ju është dukur juve? Unë me Luizin kuptohesha shumë mirë, arrita të gjej gjuhën e përbashkët me ate person, unë e kuptoja dhe arrija që ti shprehesha atij në atë mënyrë që ai e kuptonte, bënim shaka, është shumë tip humoristik dhe është shumë kollaj që të kalosh kohë me të ama po të ishte pëlqim nuk do të ishim aq rehat me njëri-tjetrin sa kemi qenë ato ditët e para”.