Aktorja kyesoi kështu listën e përvitshme të përpiluar nga PETA (People for Ethical Treatment of Animals) organizata në mbrojtje të kafshëve, për shkak të “fetishit të saj për të veshur çdo gjë që më parë ishte e gjallë”. Një grup aktivistësh të kësaj organizate madje protestuan në dyert e Walter Kerr Theatre në New York, ku aktorja luan një rol në A LITTLE NIGHT MUSIC. “Me pantallonat e saj me lëkurë lope, peliçe dhelpre dhe çantë me lëkurë krokodili, Catherine duket sikur ka hyrë më thikë në dorë në varkën e NOA‐s”,‐ është shkruar në deklaratën e lëshuar nga PETA.
Yje të tjerë prezentë në listën e përvitshme të përpiluar nga PETA janë këngëtarja Aretha Franklin, Jill Zarin, këngëtarja/aktorja Jennifer Lopez, Kate Hudson. “Kate nuk ka mënyrë më të mirë për të humbur një mashkull në 10 ditë sesa të vësh në kokë një top qimesh kafshësh. Ndoshta peliçet e tua janë arsyeja përse Alex Rodriguez u largua prej teje”,‐ thuhet në deklaratën e PETA‐s. Fjalë të rënda janë përdorur edhe për këngëtaren/aktoren Jessica Simpson. Veshjet e saj Peta i ka cilësuar si “të ngjashme me karrierën e saj – të vdekura”. Goldie Hawn dhe Rihanna kompletonin listën e finalisteve në PETA’s Worst Dressed.