Një efektiv i forcave speciale RENEA ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë që janë shënuar në fshatin e Lazaratit.

Mësohet se një prej efektivëve të plagosur është në gjendje të rëndë dhe pritet të kryhet transportimi i tij me helikopter drejt kryeqytetit.

Advertisement

Forca të shumta policie zbarkuan mbrëmjen e djeshme në Lazarat ku u shënua shkëmbim zjarri mes banorëve e forcave të policisë.