Të shpenzosh paratë e qirasë për një biletë koncerti

Fansat e Beyonce ose BeyHive do të bënin gjithçka për të, por 22-vjeçarja Chyna Johnson e ka çuar besnikërinë në një nivel tjetër. Sipas një posti në Twitter gjatë kësaj jave, thuhet se ajo është dëbuar nga banesa e saj pasi nuk kishte para për të paguar qiranë. Chyna i ka shpenzuar kursimet për të blerë biletën për turin e këngëtares. Johnson është në vitin e fundit në kolegj në Houston, në prag të diplomimit, dhe dëshironte të ndiqte si fanse e këngëtares turin “Formation”. “Pritoritetet e mia janë gjithnjë në radhë të parë. Jam thjesht një fanse e zjarrtë e Beyonce”, ka shkruar ajo. Historia dhe shkrimi i saj u bënë virale në internet dhe shumë fansa të tjerë të këngëtares e kanë përkrahur Chyna-n. Ndërkohë, vajza është duke shpresuar në mirëkuptimin e pronarit të banesës për rikthimin në shtëpi pasi ajo kurrë nuk e ka vonuar qiranë më parë.

Advertisement