Për të shkuar deri në Mars do të duhet gjysmë milion dollarë. Ndërsa shifrat zbret deri në 100 mijë nëse do ketë një numër të konsiderueshëm udhëtarësh. Elon Musk zbuloi çmimin e udhëtimit drejt Planetit të Kuq në një postim në Twitter duke shtuar se kthimi në Tokë është falas. Thelemuesi i SpaceX publikoi një foto të ‘autobusit ndërplanetar’ që quhet Starship dhe mund mbajë deri në 100 persona. Raketa është pothuajse gati. Musk paraqiti prototipin e parë në botë më 11 janar në Twitter, që e përdor shpesh për të komunikuar mbi ecurinë e kompanive të tij. Kur u pyet se cili do jetë destinacioni i parë i anijes kozmike, ai u përgjigj: ‘Fillimisht Hëna, pastaj Marsi dhe më pas planetet e tjera.’
/Syri/